Njeriu i gjurmëve largohet pa lënë gjurmë në PDK

Ish-kandidati për deputet Migjen Kelmendi ka njoftuar se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ai ka bërë të ditur se vendimin për largim e ka marr më 6 qershor, por që sipas tij i ishte kërkuar që ta bënte publike pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe Kryesisë së re të partisë.

Kelmendi e ka dhënë arsyen e largimit.

“Sot mendoj se i ndihmoj [PDK-së] tue u terheq dhe tue krijue hapsinë për emna të ri dhe njerëz te ri, sepse partia ka shume nevoje me u ripërtërie dhe me krijue nji fabul të re”, ka shkruar ai në Facebook.

Migjen Kelmendi që para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019  iu bashkua PDK-së së Kadri Veselit, nuk pati arritur t’i marr votat e nevojshme për tu bërë deputetë.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Kelmendi i ka marrë vetëm 2 mijë e 662 vota.

Kelmendi në muajin shtator të 2019-s ishte bërë pjesë e PDK-së, për të garuar më pas për pozitën e ligjvënësit.

Më poshtë e gjeni të plotë publikimin e Migjen Kelmendit në Facebook: