Migjen Kelmendi i bashkohet partisë së Kadri Veselit

Migjen Kelmendi është personi i radhës që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka njoftuar përmes Facebook-ut se Kelmendi sot ka aderuar në këtë parti.

Veseli për Kelmendin ka shkruar se përveç historisë, artit dhe publicistikës, ai tashmë do të japë kontributin e tij edhe në ndërtimin e shtetit.

“Të gjitha rrugët çojnë në PDK.  Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës, me art, me publicistikë, me angazhim intelektual në luftë dhe në paqe. Gjurmët e tij tani do t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tonë. PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen”, ka shkruar Veseli.