Ilustrim

Një person dyshohet se u vetëvra nga presionet e kthimit të kamatës së fajdes nga i dyshuari që u arrestua sot në Pejë

Policia e Kosovës nga korriku i vitit të kaluar kishte pranuar informacione se një person po jepte para me fajde.

KALLXO.com mëson se B.U., kishte ushtruar presion ndaj një personi për kthimin e kamatës së fajdes që kishte marrë.

Nga gjithë keto presione viktima dyshohet se kishte kryet vetëvrësje.

Sipas dosjes që ka siguruar KALLXO.com B.U., dyshohet se i kishte dhënë fajde 8 mijë e 500 euro viktimës ndërsa ky i fundit duhet t’i kthente të dyshuarit shumën prej 43 mijë eurove.

Sipas dosjes fillimisht B.U., dyshohet se kishte bashkëpunuar edhe me dy persona të tjerë por pas aplikimit të masave të fshehta policia ka konfirmuar se në këtë vepër penale është i përfshirë vetëm B.U.

Pas sigurimit të të gjitha masave, policia mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion ku ka arrestuar të dyshuarin B.U., nga Banja e Pejës si dhe ka zhvilluar një bastisje të shtëpisë së të njëjtit, objektet përcjellëse si dhe në automjetet e të njëjtit.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme në lidhje me rastin.