Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për kokainë

Sh.S. dhe L.S., të dyshuar për posedim të kokainës  dhe kalim ilegal të kufirit, pritet të qëndrojnë një muaj në paraburgim.

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Gjakovës ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve,

Sipas njoftimit, me datë 14 prill 2020, i pandehuri Sh.S., në pikën kufitare Qafa e Prushit me këmbë kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Më pas, sipas prokurorisë ai ishte fshehur në shkurre dhe kishte pritur  automjetin BMË të cilin e drejtonte i pandehuri L.S..

Ata u kapën në flagrancë nga Policia e Kosovës dhe gjatë bastisjes së të pandehurve është gjetur substancë e ngurtë e dyshuar të jetë kokainë në peshë prej 52.12 gram dhe para të gatshme në shumë prej 1650 euro.

Pas caktimit të paraburgimit, palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të  Kosovës.