Ilustrim, Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një kalimtar u lëndua nga mbeturinat e hedhura nga një objekt në ndërtim, arrestohet i dyshuari

Një person derisa ka qenë duke ecur afër një objekti në ndërtin në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Gjakovë, ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Kjo i ka ndodhur për shkak se nga objekti në ndërtim janë hedhur disa mbeturina nga një i dyshuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

Ngjarja ka ndodhur dje, më 4 nëntor, në ora 12:00.