Një italian shtypet për vdekje nga rrotat e djathit Grana Padano

Një burrë në Itali ka vdekur pasi u shtyp nga rrotat e djathit Grana Padano, thanë zjarrfikësit të hënën.

Giacomo Chiapparini, 74 vjeç, po i kontrollonte rrotat e djathit të pjekur të dielën kur një raft metalik u shemb në magazinën e tij, duke shkaktuar një efekt domino.

Magazina ruante rreth 25,000 rrota të Grana Padanos që peshonin 40 kilogramë secila.

Zjarrfikësit punuan për rreth 12 orë për ta nxjerrë 74 vjeçarin nga djathi. Ata qenë në gjendje ta merrnin trupin e Chiapparinit vetëm të hënën në mëngjes kur ai u konfirmua i vdekur.

Hetimi për zbardhjen e detajeve

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e raftit në radhë të parë, por autoritetet dyshojnë për dobësim materiali ose një defekt teknik.

Një hetim pritet të përcaktojë nëse ishte një apo disa rrota djathi që vrau Chiapparinin, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrit të Bergamos.

Chiapparini ishte pronari i fabrikës së qumështit, e cila prodhon Grana Padano, një djathë i fortë që i ngjan parmixhanit.

Fabrika thuhet se prodhon rreth 15,000 rrota djathi çdo vit./DW

Përgatiti: Nuhi Shala