Fotografi nga Facebook: Policia e Shtetit

Një i vdekur nga zjarri në komisariatin policor në Kamëz

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka kapluar sot ambientet e Komisariatit të Policisë në Kamëz në Shqipëri.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personi i vdekur ka qenë i ndaluar në Komisariat. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Të lënduar kanë mbetur një punonjës i policisë dhe një i ndaluar tjetër.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.