Një i vdekur nga plagosja në Mitrovicën e Veriut

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në mëngjes.

“Mund të konfirmoj se kemi gjetur një trup pa shenja jete, nga lëndimet e marra nga arma e zjarrit”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka shtuar se trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Të gjitha rrethanat se si ka ndodhur rasti do të bëhen të ditura me raportin e obduksionit”, ka shtuar Hoti,