Një polic i Kosovës vdes në aksident trafiku afër Zveçanit

Një zyrtar policor ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth mesditës në magjistralen Mitrovicë – Zveçan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30.

“I ndjeri ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me veturë private. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Është në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, që me territor i bie në komunën e Zveçanit” – ka bërë të ditur Hoti.