Sulmohet një zyrtar policor në Leposaviq, ishte jashtë detyrës zyrtare

Një zyrtar policor, i nacionalitetit serb, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, është sulmuar dje (e shtunë), në fshatin Dren të Leposaviqit gjatë një manifestimi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitorivës së Veriut, Besim Hoti.

Ai ka treguar se lidhur me rastin janë identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Ngjarja ku është sulmuar polici i nacionalitetit serb, Hoti tha se ka ndodhur gjatë një manifestimi në një restorant të Leposaviqit.