Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në Zubin Potok, vdes një 23-vjeçar

Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Zubin Potok.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë në Mitrovicë të Veriut.

Hoti ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Sipas tij, viktima ka qenë i lindur në vitin 1999.

“Pas mesnate, një aksident mes dy veturave ka ndodhë. Ka qenë aksident me pasoja fatale. Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e aksidentit. Hetuesit e trafikut do t’i sqarojnë rrethanat e rastit. Viktima ka qenë i lindur në vitin 1999”, ka thënë Hoti për KALLXO.com.