Foto: Besim Hoti

Lëvizje në menaxhmetin e Policisë, Besim Hoti nga Veriu transferohet në Prishtinë

Menaxhmeti i Policisë – Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë – Veri ka pasur një lëvizje.

Besim Hoti, i cili deri më tash ka shërbyer si zëvendësdrejtor i kësaj drejtorie është transferuar në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga vetë Hoti, i cili ka thënë se puna e tij do të vazhdoj në stacionin policor “Qendra” në kryeqytet.

“Në Prishtinë tash në një sektor tjetër” – ka thënë Hoti për KALLXO.com.

Hoti është pyetur nëse pozita e tij tash do të ushtrohet nga Veton Elshani.

“Po, Vetoni, po, po sigurisht Vetoni është aty” – ka thënë tutje ish zv/drejtori i Policisë në veri.

Në anën tjetër Veton Elshani më herët ka shërbyer në pozitën e zëvendësdrejtorit në DRP në Pejë, përderisa për një kohë ai ka qenë edhe si zëdhënës policor, e po ashtu e ka udhëhequr edhe Njësinë për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjjit (ILECU).