COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19

Një rast i vdekjes është shënuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjithashtu janë shëruar edhe tetë pacientë të infektuar me COVID-19.

MSH bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 5 mijë e 251 persona kundër COVID-19 duke shkuar në 236 mijë e 35 qytetarë të vaksinuar deri më tani.