COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 852 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur dhe 852 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 2.201 testime.

Shkalla e pozitivitetit arriti në 38.70 për qind ndërsa sipas ministrisë, në 24 orët e fundit u shëruan edhe 394 pacientë.

Në Kosovë, sipas MSh-së, aktualisht janë 5 mijë e 359 raste aktive.