Foto - Valon Kaqanolli - KALLXO

Një i lënduar në një aksident në Prishtinë - VIDEO

Një person (ngasës i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një motoçiklete në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:30 në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore”.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.