Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës të enjten rreth orës 16:40.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.