Një burrë vdes në Istog, u godit nga degët e lisit duke prerë dru në pyll

Policia ka njoftuar se një burrë ka vdekur e një tjetër është lënduar pasi gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Istog.

Sipas raportit policor, viktimat kishin shkuar në pyll për të prerë drurë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” – ka njoftuar PK.