Një burrë në Rahovec dërgohet i vdekur në QKMF
04.9.2023 - 10:38
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec dje është dërguar një burrë i vdekur.
Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur dje rreth orës 18:40.
Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.