Një burrë dyshohet se dhunoi një të mitur e më pas e mbylli në një banesë në Kaçanik

Një e mitur dyshohet se është dhunuar të martën në Kaçanik.

Policia ka njoftuar se ka nxjerr viktimën nga një banesë në Kaçanik ku ajo kishte raportuar se e kishin mbyllur.

Detajet e Policisë vënë në pah që i dyshuari kishte dhunuar viktimën në banesë e më pas e kishte mbyllur brenda katër mureve të saj.

Njësitet policore kishin thyer derën e kësaj banese dhe kishin arritur që ta nxjerrin viktimën nga aty.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimi është dërguar në mbajtje.

Për këtë rast, i dyshuari ngarkohet me dy veprat penale “dhunim” dhe “privim i kundërligjshëm i lirisë”.