Ilustrim

Një 28-vjeçar gjendet i vdekur në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës A.T, 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Në stacionin policor të Fushë Kosovës është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”.