Nis takimi, Thaçi kërkon vullnetin e partive për qeveri të re apo zgjedhje të jashtëzakonshme

Ka nisur takimi i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi bashkë me liderët e subjekteve politike.

Presidenti Thaçi kërkoi nga liderët të pranishëm që të konfirmojnë nëse është në vullnetin e tyre për qeveri të re apo për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Ju kam ftuar për të diskutuar për hapat e mëtutjshme për mandatarin e ri. Edhe pse u kanë dërguar 5 kërkesa Lëvizjes Vetëvendosje  nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për propozimin e kandidatit për të formuar qeverinë. Ne përputhje me Gjykatën Kushtetues është e drejtë e presidentit të bëjë përpjeke për krijimin e qeverisë pasi aktgjykimi  kërkon që ti shmang zgjedhjet e parakohshme. Është përgjegjësi e imja që të ruaj stabilitin dhe të garantojë funksionin demokratik të institucioneve të vendit dhe për këtë do të marr hapat sipas kushtetues së Kosovës”, tha ai.

“Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit më 25 mars nga 82 deputetë, sot ju përfaqësues të gjitha partive, iu ftojë që të konfirmoni a është në vullnetin e partive politike që udhëhiqni që të keni një qeveri të re a po të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, shtoi Thaçi.