Vizita e të dërguarit britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach në Kosovë. Foto: KALLXO.com

Nis takimi i Kurtit me të dërguarin e posaçëm britanik, Stuart Peach

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka filluar takimin me Sir Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Takimi do të zhvillohet i mbyllur për media.

Vizita e të dërguarit britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach në Kosovë. 10 shkurt 2022, Foto: KALLXO.com

Kjo është vizita e parë e Sir Stuart Peach në Kosovë. Pas Kurtit ai do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Ai në dhjetor të vitit te kaluar është emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Përpara se të merrte këtë pozitë, Peach ka qenë shef i i cili mban titullin “Sir” e ka marrë detyrën e re pas dorëheqjes nga detyra ka qenë shef  Komitetit ushtarak të NATO-s, pozitë të cilën e ka mbajtur nga viti 2018.

Ai ka qenë edhe komandant Ajror në Shtabin e KFOR-it (NATO) në Kosovë dhe zëvendëskëshilltar i lartë ushtarak britanik në Komandën Qendrore të Shtabit të SHBA-së në vitet 2001-2002.

Karriera e gjatë ushtarake e Stuart Peach, emisarit të posaçëm të Britanisë për Ballkanin Perëndimor