Nis takimi i diplomatëve perëndimor me kryeministrin Kurti

Pesë emisarët ndërkombëtarë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovë, ku do të priten në takim nga kryeministri, Albin Kurti.

Takimi është paraparë të zhvillohet në ora 10:00.

Përveç emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takim po marrin pjesë edhe emisarët e veçantë për Ballkanin Përindimir, Emanuel Bonne nga Franca, Jens Plotner nga Gjermania dhe Francesco Talo nga Italia.

Pas takimit me Kurtin, pesëshja do të niset për në Beograd, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Qëllimi i vizitës së emisarëve është ringjallja e dialogut mes dy vendeve.

Diplomatët perëndimorë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë