Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nis edicioni i njëzetë i "DokuFest" në Prizren

Në ambientin e kopshtit të kinemasë së Lumbardhit në Prizren sot ka nisur edicioni i njëzet i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar “DokuFest”.

Këtë vit, “DokuFest”-i do të ketë gjashtë kinema në ambiente të hapura dhe dy të tjera do të jenë në ambiente të mbyllura, ku do transmetohen rreth 200 filma.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Festivali nisi me transmetimin e filmit dokumentar ‘Witches of the Orient’ në Kinemanë Lumbardhi. Ndërsa në DokuKino filmi “Leviathan”, në KinoLumi filmi “The Return:Life After ISIS”, në Lunar Cinema filmi “Meteors” , në DokuKino Plato filmi “Inside the Red Brick Wall”. Ndërsa në Sonar Cinema “SunDog”, “Black Sun” dhe “Genius Loci”.

Pas një viti pandemik, edicioni i të cilit u mbajt online, këtë vit festivali u rikthye me prani fizike të pjesëmarrësve dhe filmkrijuesve.

Të pranishëm në hapje janë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ministri i Mbrojtjes Armend Meha dhe kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas 20 vitesh të organizimit “DokuFest”-i arrinë të shfaq 200 deri në 300 filma në vit, të zgjedhur nga rreth 3,000 aplikime. “DokuFest” ka shkuar përtej të qenit vetëm një festival filmi dhe zgjatë më shumë se një javë, nga 6 deri në 14 gusht 2021.