Ngjarjet e Ditës, 07 Mars 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari” (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 09:00)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Bordin e Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)

Kryesia e LDK-së do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 9:30)

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, do të lansojnë aplikacionin social “Pritjet në ku­fi”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

Kryesia e Forumit të Gruas së LDK-së me rastin e 28 vjetorit të themelimit, bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10:00)

Kryesia e Forumit të Gruas së LDK-së me rastin e 28 vjetorit të themelimit, bën nderim te Memoriali Heroinat, në Prishtinë. (Ora 10:30)

Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj do të takohet me deputeten Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputete në Parlamentin e Republikës së Kroacisë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete në bashkëpunim me KDI-në, mbajnë dëgjim publik “Përfitimet për ish-zyrtarët e lartë”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim, do të mbajë një aksion simbolik pranë Ministrisë së Arsimit. (Ora 11:00)

Mbahet debati “Barometri i Ekonomisë së Kosovës-Anketa e bizneseve austriake 2017-2018”. (OEK, ora 11:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komuna e Gjilanit organizon manifestim me rastin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve për pensionistët e arsimit. (Salla e kuqe  e Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, ora 12:00)

Komuna e Gjilanit bën inaugurimin e pllakës në Shkollën “Selami Hallaqi”, objekti i së cilës ka shërbyer për aktivitete kulturore, patriotike e arsimore në vitet 90-ta. (Gjilan, ora 12:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë, në lidhje me kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. (Hotel “Sirius”, ora 12:00)

Studentët organizojnë protestë pro votimit të demarkacionit me Malin e Zi. (Ora 12:00)

Organizohet marshi “Mbaje lapsin, jo unazën”. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 12:45)

Mbahet programi festiv i organizuar për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës së Gruas. (Medreseja “Alauddin”, ora 13:00)

Mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve” ku fillimisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas në Sheshin “Adem Jashari” do të mbahet programi kulturo-artistik. (Ora 18:00