Foto-ilustrim

Nga sot rifillojnë punën linjat e autobusëve Gjilan-Prishtinë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar  se është ndërprerë protesta e transportueseve në Gjilan.

Puna do të fillojë në të gjitha linjat e mëhershme.

Në njoftim thuhet  se në takimin e përbashkët me shoqatën e transportuesve “Anamorava” dhe menaxhmentin e NPL “Stacioni i Autobusëve”, është arritur mirëkuptim për vazhdimin e marrëveshjes bazë të nënshkruar me shoqatën e transportuesve “Anamorava” për lirimin prej 50 % për peron deri me 15 Shtator 2020 dhe largimi i taksistëve ilegal.

Komuna gjithashtu njofton se në bashkëpunim më Inspekcionin dhe Policinë do vazhdojnë punën në terren për parandalim të operimit të taksive ilegalë.

“Komuna e Gjilanit, respektivisht Dejtoria e Inspekcionit dhe inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të intensifikojnë aktivitetet për mbikëqyrjen në kuadër të kompetencave ligjore dhe përgjegjësive që kanë të vazhdojnë me aktivitete të rregullta në teren, për të parandaluar operimin e taksive ilegalë,” thuhet tutje në njoftim.

Protesta e Transportueseve në Gjilan filloi nga dita e hënë me vazhdim edhe të martën si shkak i humbjeve që nuk u ishin kompensuar nga qeveria gjatë kohës së pandemisë.

Kërkesë e tyre po ashtu ishte që të mos paguhej taksa hyrëse në stacion si dhe largimi i taksive ilegalë që po i dëmton si biznese.

VIDEO – Gjilan, autobusët bojkotojnë punën për shkak të tarifës hyrëse në Stacion