Nga këto komuna janë të infektuarit e sotëm me COVID-19

50 raste pozitive  me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend nga 561 mostra të marra gjithësej.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

Gjithashtu 117 paicentë të tjerë janë shëruar nga coronavirusi duke shkuar në 11 mijë e 150 numri i të shëruarvë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë vdekur 5 persona nga COVID-19 duke e quar në 586 numrin e vdekjeve.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 496 raste ndërsa në vend janë ende 2 mijë e 760 raste aktive.