CoVid-19 - Të infektuar

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 75 raste të reja me COVID-19. Kurse, komuna me më së shumti raste sot është Prishtina.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë”, ka bërë të ditur IKShPK.

Tutje është thënë se 38 pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

“Sot më 20 qershor 2020,  janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste.  Nga data 08 shkurt  deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka bërë të ditur IKShPK.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.822.357 raste të COVID-19 dhe 464.032 raste të vdekjes.

Dalin rezultatet e 416 mostrave për COVID-19, edhe sot numër i lartë i të prekurve

.