Foto: Ambasada Amerikane/Youtube

Nga 1 tetori, vizat amerikane jepen në Ambasadën në Kosovë (VIDEO)

Në 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së,  më 4 korrik është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se që nga data 1 tetor, aplikantët për viza do të mund të kryejnë shërbime në objektin e ri të Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Ndërtimi i saj është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Përmes një video të publikuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, janë dhënë sqarime për aplikantët të cilët aplikojnë për vizë, dhe për rregullat e ambasadës.

James Finan, nga Ambasada Amerikane sqaron në videon e publikuar procedurat për aplikimin për vizë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Sipas Finan, aplikantët për vizë në Ambasadën Amerikanë duhen të kenë me vete vetëm dokumentet e nevojshme, pasaportën, dhe kartën e identifikimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë verifikimit.

Finan sqaron se më pas aplikantët, pas kontrollit të sigurisë e cila bëhet në hyrje të Ambasadës Amerikanë, ata vazhdojnë në dhomën e intervistimit.

Ai tregon për aplikantët se në rast se viza e tyre është aprovuar ata do të njoftohen gjatë intervistës së në çfarë date dhe dite të paraqiten në Ambasadën Amerikane për të marrë vizën dhe pasaportën.

Finan shprehet i lumtur për objektin e ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

New instructions for visa applicants:

The Embassy has a new location—and some new instructions for visa applicants:

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Vendredi 6 septembre 2019

KALLXO.com ka raportuar para dy ditëve për përurimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në ditën e Pavarësisë së Amerikës përurohet objekti i ambasadës së re