Foto: Ambasada Amerikane/Youtube

Në ditën e Pavarësisë së Amerikës përurohet objekti i ambasadës së re

Në Ditën e Pavarësisë së ShBA-së, është hapur zyrtarisht edhe “shtëpia” e amerikanëve në Kosovë.

Ambasada e re në objektin gjigand u përurua sot në Prishtinë.

Fjalën e parë në këtë ceremoni e mori ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, i cili tha se ambasada e ndërtuar tregon fuqizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett në ceromoninë e ambasadës së re, 04/07/2019

Kosnett megjithatë pati një porosi për qytetarët e Kosovës dhe kërkoi që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

“Qytetarë të Kosovës, qytetarët e Amerikës kurrë nuk ndalën së punuari për një të ardhme më të mirë, e as ju nuk duheni. Unë kam besimin tek njerëzit e këtij shteti që të vazhdojnë më progresin, të përforconi sektorin privat, të luftoni korrupsionin dhe ta forconin ligjin si dhe të përkrahni komunitetet dhe të gjeni një mënyrë të vazhdimit të dialogut me Serbinë të ndërtoni paqen”, tha ai.

Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel.

Kongresmesni amerikan, Eliot Engel në ceromoninë e ambasadës së re, 04/07/2019

Ai theksoi se çdo herë që vjen në Kosovë sheh progres në këtë vend, deri sa shtoi se nuk do ndalojë se lobuari për pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha shtetet e botës dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Unë e përmendi pavarësinë e Kosovës me çdo diplomat që vjen për vizitë në zyrën time dhe me çdo lider dhe nuk do të pushojë deri sa njohja juaj do të kompletohet dhe keni raporte të mira me fqinjët tuaj”, ka deklaruar Engel.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës duhet të udhëtojnë pa viza në BE, pasi që sipas tij janë përmbushur kushtet e kërkuara.

“Njerëzit e Kosovës duhet të trajtohen njësoj si të tjerët afër jush dhe kjo do të thotë liberalizimi, të udhëtoni në BE pa viza dhe të keni një rrugëtim të qartë në NATO dhe në BE. BE e din që Kosova ka kompletuar kushtet për viza. NE sot nuk festojmë vetëm ditën e Pavarësisë së Amerikës por edhe të Kosovës, le të rritet partneriteti ynë së bashku”, ka thënë Engel.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ndërtimi i ambasadës së re tregon se ShBA është e përkushtuar ndaj Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceromoninë e ambasadës së re, 04/07/2019

“Kjo ndërtesë dhe misioni i saj tregon më së miri përkushtimin e ShBA-së për paqe dhe zhvillim të Kosovë. Kjo shtëpi nga sot e tutje është fanar që gjithmonë do të tregon drejtimin e duhur të shtetin tonë, drejtimin euroatlantik. Nga sot Kosova është edhe më e sigurt edhe më krenare”, tha Thaçi.