Dëmtohet objekti i Qendrës Rinore në Shtime
Objekti i Qendrës Rinore në Komunën e Shtimes është dëmtuar nga persona të panjohur.
“Këto ditë nga persona tash për tash të panjohur janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Qendrën Rinore të Shtimes. Andaj, Komuna e Shtimes apelon te organet kompetente që të bënë zbardhjen e këtij rasti sa më parë me qëllim që keqbërësit të marrin dënimin e merituar për shkak të dëmtimit të pronës publike”, thuhet në njoftim.
Tutje, është bërë e ditur se Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në hapësira tjera për të ruajtur pronën publike.
Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli në emisionin ‘Debat Përnime’ të mbajtur më 3 nëntor 2020 kishte premtuar se objekti dhe dëmtimet do të rregulloheshin në vitin 2020.
Zëdhënësi për informim në Komunën e Shtimes, Gzmend Ademaj kishtw thwnw pwr KALLXO.com se punimet në objektin e Qendrës Rinore kanë filluar me rregullimin e mureve brenda.
“Brenda është duke u rinovu, ndërsa jashtë jo. Muret janë rinovuar aty ku kanë qenë të dëmtuara.”, kishte thënë Ademaj.
Qendra Rinore në Shtime nuk u funksionalizua më 2020