Foto: REL/Reuters

New York do të lejojë testet për COVID-19 në barnatore

New York, epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në ShBA, do të lejojë që barnatoret të kryejnë teste për COVID-19.

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo tha se rreth 5 mijë barnatore do të jenë në gjendje të kryejnë testime, me synim që të kryejnë nga 40 mijë teste në ditë, raporton BBC.

ShBA ka më shumë se 960 mijë raste të konfirmuara. Pothuajse një e treta e vdekjeve në ShBA ka ndodhur vetëm në New York.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump nuk e mbajti konferencën e tij të përditshme, duke thënë se nuk ia vlen “koha apo përpjekja” e tij.

Trump shkroi në Twitter të shtunën dhe fajësoi mediat për bërjen “asgjë përveç pyetjeve armiqësore”.

Ai u kritikua shumë pasi sugjeroi në konferencën për media e cila u mbajt në Shtëpinë e Bardhë të enjten se dezinfektuesi mund të përdoret si një trajtim për COVID-19.