Neurokirurgu pas hulumtimit të KALLXO.com: Duhet me dhënë përgjegjësi nga poshtë deri te Bordi i ShSKUK-së

Neurokirurgu Armend Agolli ka reaguar pas hulumtimit të gazetares Jeta Xharra ditë më parë i cili shpërfaqi menaxhimin e dobët brenda klinikave të QKUK-së ku trajtoheshin pacientet me COVID-19.

Ai ka thënë se duhet të japin llogari që nga kompania e sigurimit e deri te u. d. drejtori i ShSKUK-së.

“Kanë bërë shumë gafë, kjo e fundit që ke. Ministri disa herë i dërgoi disa letra që ky menaxhment të korrigjohet, fatkeqësisht nuk e dëgjuan. Sot në klinikën e infektives, siç e tregoi edhe Jeta (Xharra), siç keni pa edhe ju, mundesh me hy kur dush dhe me dal kur dush, që në spitale të Suedisë nuk ka shanse. Për mendimin tim, përgjegjësi për këtë punë ish dashtë me dhënë, prej poshtë, prej kompanisë së sigurimit që janë kanë aty, drejtori i Klinikës Infektive, krejt Bordi i QKUK-së edhe drejtori i ShSKUK-së. Duhet me dhënë përgjegjësi se ne jemi mësua mos me dhënë llogaridhënie, jemi mësu qushtu, dikush duhet me dhënë llogari”, tha ai në emisionin Oxygen.

Agolli tha se shëndetësia në Kosovë është në gjendje të rënd.

“Që 20 vjet, shëndetësia kosovare është në gjendje të mjerueshme, të gjitha spitalet”, deklaroi mjeku i njohur kosovar.