Nesër Qeveria mban mbledhjen e rradhës

Qeveria e Kosovës nesër nga ora 11:00 do ta mbajë mbledhjen e rradhës.

Në njoftim, nuk është bërë e ditur agjenda dhe se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme elektronike të Qeverisë, janë ndërmarrë një sërë masash, për luftimin e përhapjes së COVID-19, ku në disa komuna është kufizuar lëvizja e njerëzve, sektori i gastronomisë është lejuar të punojë deri në ora 22:30, është ndaluar grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe publike, si dhe janë ndaluar tubimet publike e ahengjet familjare.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19