Foto: Ilustrim

Nëntë të arrestuar për bixhoz në Ferizaj

Nëntë burra janë kapur duke luajtur bixhoz në Ferizaj, veprimtari kjo e ndaluar me ligjet e Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar ndërsa gjatë këtij aksioni janë  konfiskuar rreth 500 zhitona dhe 16 palë letra bixhozi.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas marrjes në pyetje janë liruar.