Ilustrim

Nëntë persona të vdekur në aksidente rrugore vetëm në muajin korrik 2021

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, 9 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore në Kosovë.

“Gjatë muajit korrik 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 9 persona në aksidente të trafikut. 1 shofer, 2 motoçiklistë, 5 pasagjer dhe 1 këmbësor”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në raport me muajin qershor, numri i persona të vdekur ka rënë, pasi që gjatë muajit qershor numri i personave që kishin vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik ishte 14.

Gjatë vitit 2020 numri i personave që kishin vdekur si pasoje e aksidenteve të trafikut ishte 81.

Në anën tjetër vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar se ka gjobitur 1 mijë e 653 pjesëmarrës në trafik, për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit rrugor.