Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Nëna e raporton djalin për sulm verbal, arrestohet i dyshuari

Një grua ka raportuar tek organet e rendit se është sulmuar verbalisht nga djali i saj.

Rasti është regjistruar dje në Viti.

Ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.