Foto: Ilustrim

Nën ndikimin e alkoolit, pejani ia vë flakën shtëpisë së tij

Policia e Kosovës njoftoi se një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Ngjarja  ka ndodhur në Raushiq të Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” – thuhet në njoftim.