Foto: Ilustrim

Nën kërcënimin e thikës, dyshohet se një personi në Ferizaj iu grabit telefoni

Një burrit në Ferizaj dyshohet se i është grabitur telefoni nën kërcënimin e thikës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ai ka informuar se telefoni i tij në vlerë rreth 200 euro është grabitur nga një person i panjohur.

Sipas Policisë, kjo na ndodhur të mërkurën e 20 shtatorit në rrugën “Dëshmoret e Kombit” rreth orës 22:10.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.