Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nën kërcënim të armës e detyruan të hyjë në veturë dhe pastaj e rrahin

Një burrë ka raportuar në Polici se katër persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kanë detyruar me dhunë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kanë liruar atë.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 4 shkurt, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, rreth orës 17:00.

Policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit.

“Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është trajtuar si privim i kundërligjshëm i lirisë.