Në Manastirin e Graçanicës nuk ka kontrolle siç kishte në të kaluarën në Gazimestan

Tashmë ja bërë një grumbull personash serbë të vendeve të ndryshme të Kosovës e vendeve fqinjë që i janë bashkangjitur festës së Vidovdanit e cila kësaj radhe po mbahet vetëm në Manastirin e Graçanicës.

Me flamuj, çanta shpine e bluza me mbishkrime “Nuk e japim djepin/ çerdhen e Serbisë” një grup personash kanë hyrë mëngjesin e sotëm brenda manastirit pa u ballafaquar me asnjë kontrollë policore.

Pak para orës 7 ekipi i KALLXO.com ka parë nga afër edhe ardhjen në mënyrë të organizuar me katër autobusë nga Beogradi të cilët kanë ndaluar disa metra larg nga Manastiri për të ardhur më pas në këmbë drejt këtij objekti.

Në raste të tilla nga viteve të kaluara kontrollat për ata që hynin në Gazimestan ishte ndryshe. Ata kontrolloheshin për të parë nëse mbajnë gjësende të palejuara apo edhe simbole nacionaliste serbe.

Të shumta janë rastet që në raportuar viteve të kaluara kur bluzat me mbishkrime nacionaliste serbe që bënin thirrje të ndryshme janë larguar pas kërkesave të policisë.

Qta që i rezistuan këtyre kërkesave e që krijuan probleme apo incidente përfunduan në pranga.

Në vitin 2021 policia atëkohë kishte arrestuar në shtetas malazez pasi dyshohej për thirrje e nxitje të urrejtjes.

Policia gjatë ditës së sotme është parë vetëm jashtë Manastirit por jo edhe në brendësi te saj.

Liturgjia e parë për festimet e Vidovdanit do të filloj në ora 9.

Për shkak se liturgjia e dyte është anuluar për shkak të situatës së sigurisë që të mbahet në Gazimestan e njëjta do të mbahet në mesditë në vendin e njëjtë në Manastirin e Graçanicës.