Foto: Twitter

Ambasadori i SHBA-së viziton Manastirin e Graçanicës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ka vizituar Manastirin e Graçanicës së bashku me peshkopin Teodosije.

Ai është i shprehur i kënaqur me këtë vizitë.

“Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije dhe të vizitoj Manastirin e Graçanicës sot” – ka thënë Hovenier duke shtuar se kanë diskutuar për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim.

Tutje amabasadori ka shtuar se respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dëshiruar në çdo demokraci moderne multietnike.