Vërshimet në fshatrat e komunës së Vushtrrisë (5 mars 2018), Foto: Komuna e Vushtrrisë

Në Junik dhe Deçan pritet të ketë vërshime, angazhohen ekipet në terren

Kompania e shërbimit të furnizimit më ujë KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe ka angazhuar ekipe në terren në Junik dhe Deçan.

Arsyeja e rritjes së këtyre masave është pas paralajmërimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në regjionin e Dukagjinit gjatë ditëve të fundit mund të priten vërshime të shpejta në disa zona të Gjakovës, Junikut dhe Deçanit.

“Kryeshedi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, ka nxjerrë vendim të rritjes së shkallës së gatishmërisë dhe vetkontrollit në komunat respekive dhe të njejtin vendim ua ka komunikuar edhe shefave të njësive përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në Deçan dhe Junik”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Sipas kompanisë, ekipet e terrenit kanë marrë masat e para dhe janë duke u koordinuar për të bashkëpunuar me autoritetet komunale.

“Në secilin rast që konsumatorët e shohin të nevojshme asisitencën në ndonjë shërbim apo koordinimin, luten ti drejrohen Njësive përkatëse në konunat e tyre”, thuhet në njoftim.