Ilustrim

Në cilat raste jeni të obliguar ta mbani maskën?

Qeveria e Kosovës sot mori vendim për masa të reja kufizuese me qëllim parandalimin e pandemisë së COVID-19.

Vendimi parasheh rikthimin e orës policore nga 22:00 në mbrëmje deri në 05:00 të mëngjesit. Po ashtu, mësimi në tërë vendin është shtyrë deri më 13 shtator.

Në vendimin e ekzekutivit kosovar është paraparë të ndalohet hyrja në objekte të mbyllura pa maskë. Ndërsa, janë vetëm në disa raste kur maska mund të mos mbahet.

“Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Pas 13 shtatorit, zyrtarët publik nuk mund të shkojnë në punë pa u vaksinuar

www.kallxo.com