Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, ngriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Sot temperatura më e lartë do të shënohet në Prizren dhe Gjakovë me 30 gradë Celsius.