Moti sot me reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë  ditës, kryesisht në pjesën e dytë, parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor në perëndim dhe jugperëndim, ndërsa  në pjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndërsa indeksi UV do të shënoj vlera mesatare.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, mesatare deri lokalisht e fortë.