Moti - Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 3 gradë më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17 gradë celsius.

Gjatë ditës do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.