Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius.

Gjatë kësaj jave parashihet mot i ndryshueshëm, do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.