Ilustrim: NASER FEJZA

Moti në ditën e vjeshtës

Sot është dita e parë e stinës së vjeshtës, por temperaturat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të jenë të ngjashme si në një ditë vere.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

“Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do t jetë më e lartë. Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta, ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare” thuhet në njoftim.