Moti gjatë vikendit, me diell, vranësira e reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të ketë mot me diell, vranësira e reshje shiu.

Të shtunën, sipas IHK-së parashihet  mot me diell dhe vranësira të çrregullta. “Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje të lehta. Në viset e larta minimalet do të ulen rreth -3 gradë Celsius”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, IHK thotë se të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin  reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa maksimalet mund të arrijnë deri në rreth 10 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Temperaturat për fundjavë sipas IHK-së: